Belinka Oil Exterier

Belinka Oil Exterier është një produkt impregnimi biologjik bazuar në vajrat vegjetale natyrale për mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e sipërfaqeve të drurit në ambiente të jashtme (veranda druri, mobilie kopshti, panele të veshjes etj.) të realizuara me lloje druri rezistente (lis, tik, akacie, gështenjë etj.).

  • impregnimi biologjik pa ngjyrë
  • veranda, mobilie kopshti, panale për veshje dhe elemente bashkuese
  • përmban agjentë që ngadalësojnë zhvillimin e mykut
  • ka një aromë agrumesh dhe thahet me shpejtësi

Vaji nuk formon një shtresë mbrojtëse në sipërfaqen e drurit. Për këtë arsye, elementet e lyera me vaj dhe të ekspozuara ndaj kushteve të motit duhet të kontrollohen rregullisht për të përcaktuar nëse kanë një mbrojtje të përshtatshme. Intervali i nevojshëm për mirëmbajtjen varet nga lloji i drurit, ngarkesa mekanike dhe ekspozimi ndaj lagështisë. Sipërfaqja me impregnim e largon ujin dhe kur sigurohet një kujdes i rregullt, ajo është më shumë rezistente ndaj rrezeve të dëmshme ultravjollcë në krahasim me sipërfaqet që nuk janë të lyera me vaj. Rekomandohet që ta freskoni sipërfaqen dy herë në vit me të njëjtin produkt.

Vajrat Belinka janë të prodhuar me përbërës natyralë dhe nuk janë të dëmshëm për shëndetin dhe mjedisin.


Paralajmërim

Veshjet e bëra me vaj duhet të zhyten në ujë ose të digjen pas përdorimit, në rast të kundërt mund të shkaktohet një djegie spontane.