Si t’i pastrojmë veglat? Pastrimi i veglave pas lyerjes mund të bëhet lehtë, mirëpo duhet t’i përdorim preparatet e duhura. Gjithashtu është e rëndësishme që veglat t’i pastrojmë sa më shpejtë pas përfundimit të punës. Lyerësit mund t’i ndajmë në dy grupe, varësisht nga tretësi që e përmbajnë. Dallojmë lyerësit të cilët përmbajnë tretës organik (në mes tyre janë edhe (Belles, Belton, Beltop uv plus). Pas lyerjes me lyerësit e këtij lloji veglat e punës i pastrojmë me white spirit apo tretës për lyerës alkid. Veglat e përdorura për përhapjen e lyerësve ujorë (në këtë grup bëjnë pjesë produktet e Belinkës (Impregnant, Interier, Exterier, Exterier email), i pastrojmë me ujë dhe detergjent.