Para lyerjes? Në kapitullin Para lyerjes do të kuptoni se cilin dru duhet ta zgjidhni si dhe sa është i rëndësishme montimi i drejtë i drurit rrespektivisht mbrojtja konstruktive e drurit. Çfarë druri ta zgjidhni? Montimi i drejtë rrespektivisht mbrojtja konstrukcionale e drurit Çfarë druri ta zgjidhni? Hapi i parë drejt mbrojtjes afatgjate të elementit të drurit është pa dyshim zgjedhja e drurit kualitativ, sipas mundësive drurit të kualitetit të parë. Druri duhet të jetë i prerë në stinën e duhur të vitit (kur druri pushon dhe në të nuk ka shumë lëngje), i prerë si duhet, i përpunuar dhe i thatë. Montimi i drejtë rrespektivisht mbrojtja konstrukcionale e drurit Mbrojtja konstrukcionale e drurit do tëthotë se, që nga konstruktimi i drurit i rrespektojmë rekomandimet e caktuara dhe kështu e zgjasim jetëgjatësinë e tij. Druri le të jetë i montuar ashtu, që të mos jetë në kontakt të drejtëpërdrejtë me tokën apo sipërfaqen (distancorët në këmbët e mobileve të kopshtit), në mënyrë që uji dhe bora të mos qëndrojnë gjatë në sipërfaqet e rrafshta (sipërfaqet duhet të jenë të rrumbullakta), në mënyrë që të ketë sa më pak prerje të ballore të cilat u eksponohen drejtpërdrejtë kushteve klimatike (ato duhet të jenë të mbrojtura mekanikisht). Me montim të rregullt apo të ashtuquajturën mbrojtje konstrukcionale të elementit të drurit pengojmë mbajtjen e lagështisë në dru zvogëlojmë mundësinë e krijimit të dëmtuesve të drurit në pikat kritike dhe me këtë shkatërrimin e drurit.