Mbi ripërtrirjen e lyerjeve

Elementet tona nga druri rrespektivisht sipërfaqet duhet t’i mirëmbajmë dhe për to të kujdesemi në mënyrë të duhur.

Më shumë mbi atë se kur është koha për ripërtrirjen e lyerjeve, çfarë vegla pune duhet përdorur, si t’i çasemi ripërtrierjes së sipërfaqeve të harxhuara dhe ende jo të harxhuara si dhe sipërfaqeve ku dëmtimet mekanike janë të dukshme, mund të lexoni në këshillat dhe rekomandimet me titull Mbi ripërtrirjen e sipërfaqeve.

Përveç kësaj do të gjeni edhe këshilla se si ta pengojmë errësimin e sipërfaqes gjatë lyerjes me lazurë, si dhe si ta bëjmë ndriqimin e drurit më herët të lyer me lazurë të errët.

Kur është e nevojshme ripërtrirja?
Çfarë vegla pune nevojiten gjatë ripërtrierjes?
Si t’i pёrtrijmё sipёrfaqet, tё cilat janё pak tё harxhuara?
Si t’i pёrtrijmё sipёrfaqet, tё cilat janё harxhuar shumё?
Ç’të bëjmë, në rast se në lyerje vërejmë dëmtime mekanike apo plasaritje?
Si mund ta pengojmë errësimin e sipërfaqes tek lyerja me lazurë?
Ndritja e lazurave të errëta


Kur është e nevojshme ripërtrirja?

Thjeshtë e bëjmë provën me pikën e ujit.

Në sipërfaqen e lyer e hudhim një pikë ujë. Nëse pika depërton menjëherë brenda në dru, lyerja ka nevojë të ripërtrihet.

Kur pika mbetet në sipërfaqen horizontale të drurit, apo rrëshqet nga sipërfaqja vertikale e lyer, mbrojtja e drurit është e mjaftueshme dhe ripërtrierja nuk është e nevojshme. Megjithatë prova me pikën e ujit nuk është prova e vetme e cila na tregon nevojën për ripërtrierjen e lyerësit.

Nëse në sipërfaqen e lyer ka dëmtime mekanike (p.sh. nga breshëri) apo çarje, ripërtrirja është e nevojshme. Druri duhet të kontrollohet me përpikshmëri dhe të konkludohet, nëse ai është sulmuar nga dëmtuesit e drurit. Në atë rast ripërtrierja e drurit, rrespektivisht sanimi i drurit është më se i nevojshëm.

img1465[1]
Në sipërfaqen e lyer e hudhim një pikë ujë. Nëse pika depërton menjëherë brenda në dru, lyerja ka nevojë të ripërtrihet.


Çfarë vegla pune nevojiten gjatë ripërtrierjes?

Se cilat vegla të punës do t’i përdorim për ripërtrierjen e lyerjes varet nga shkalla e harxhimit të drurit.

Për përgatitjen e sipërfaqes na nevojitet letra gërrithëse apo shpuza gërrithëse, tek sipërfaqja më e harxhuar edhe brushën e metalike. Kualiteti i brushave dhe veglave tjera duhet t’i përshtatet kualitetit të lyerësit.

img1543[1]
Mjet ju duhet të rinovojë veshje.


Si t’i pёrtrijmё sipёrfaqet, tё cilat janё pak tё harxhuara?

Ato janë sipërfaqet jo të dëmtuara që në shiqim të parë të cilat janë të lehta për ripëtrirje, sepse kemi të bëjmë vetëm me “lyerje freskuese”.

Tek ripërtrirja e lazurave dhe ngjyrave mbuluese sipërfaqen e gërryejmë lehtë. Me këtë mënjanojmë papastërtitë dhe copëzat e kapura dobët të lyerësit.

Pas çpluhrosjes së sipërfaqes e lyejmë me një shtresë të hollë të lyerësit të përshtatshëm.

img2363[1]


Si t’i pёrtrijmё sipёrfaqet, tё cilat janё harxhuar shumё?

Ripërtrirja e sipërfaqeve të dëmtuara dhe të harxhuara është më e vështirë.

Nëse në sipërfaqen e lyerjes lazurike janë të dukshme dëmtimet dhe druri është sulmuar nga dëmtuesit e drurit , sipërfaqja duhet së pari të fërkohet me brushë.

Kur lazura fillon të qërohet, është e nevojshme që me gërryerje të mënjanohen të gjitha grimcat e lyerjes së vjetër që nuk mbahen mirë. Sipërfaqen e përgatitur në këtë mënyrë së pari e lyejmë me preparatin për shkatërrimin e dëmtuesve të drurit (Belocid, Fentin, Algid). Pas tharjes së plotë e përhapim lazurën apo ngjyrën mbuluese në trashësinë e rekomanduar.

img2364[1]


Ç’të bëjmë, në rast se në lyerje vërejmë dëmtime mekanike apo plasaritje?

Kur në sipërfaqen e lyer vërejmë dëmtime mekanike apo plasaritjet e para, pjesët e dëmtuara të lyerjes duhet t’i ripërtrijmë menjëherë.

Sepse faza e mëvonshme është qërimi i lyerjes. Me këtë rast ripërtrirja është më e vështirë.

Zakonisht e vërejmë tepër vonë, që lyerja është e dëmtuar, nuk e ripërtrijmë me kohë për këtë arsye qërimi rritet. Të shumtën e herëve druri në këto raste sulmohet nga dëmtuesit.


Si mund ta pengojmë errësimin e sipërfaqes tek lyerja me lazurë?

Gjatë ripërtrirjes apo me secilën shtresë të re të lazurës sipërfaqja bëhet pak më e errët.

Nëse dëshirojmë t’i shmangemi kësaj së paku pjesërisht, sipërfaqen gjatë përtrirjes,e lyejmë me lazurë me nyancë më të qeltë, apo lazurës së ngjyrosur ia zvogëlojmë fortësinë e nyancës së ngjyrës duke i shtuar lazurë pangjyrë.

Gjatë kësaj duhet pasur kujdes që të përgatisim përzierjen e duhur duke mos e zvogëluar uv mbrojtjen e lyerësit. Beltopit të ngjyrosur mund t’ia shtojmë Beltop uv plus në proporcion 1:1, ndërsa Exterier të ngjyrosur Exterier nr. 61 edhe në proporcion 1:1.

Gjatë përgatitjes së Beltonit të me ngjyrë me atë pa ngjyrë, Beltonit me ngjyrë mund t’ia shtojmë më së shumti30 % atë pa ngjyrë.

Edhepse disa, gjatë ripërtrirjes së sipërfaqeve të drurit dëshirojnë t’i shmangen errësimit duke e ripërtrirë sipërfaqen me Beltop uv plus apo Exterierin natyral të tejdukshëm, kjo nuk rekomandohet. Lazurat përmbajnë shtesa të posaqme, të cilat krijojnë një pamje përfundimtare qumështore apo apo me njolla të sipërfaqes. Kjo është e dukshme sidomos tek sipërfaqet e errëta.


Ndritja e lazurave të errëta

Kur dëshirojmë që drurit i cilika qenë i lyer me lazurë të errët t’ia ndryshojmë nyancën, …

… pas përgatitjes së duhur sipvrfaqen e lyejmë së pari me illumina – lazurë për ndritje dhe pastaj edhe me lazurë me tretës (Beltop) në një nyancë më të ndritshme.

Pas lyerjes me illumina struktura e drurit nuk do të jetë e dukshme, mirëpo me përgatitjen e duhur të sipërfaqes dhe punën e duhur mund të arrijmë përshtypjen e strukturës së dukshme të drurit.

Lexoni më shumë informata mbi mënyrën e ndritjes.