Ku dhe si i magacinojmё produktet e Belinkës? Të gjithë lyerësit duhet t’i ruajmë në kushte të përshtatshme. Temperatura më e përshtatshme është në mes 5 dhe 25 °C. kujdes të veçantë duhet t’i kushtohet magacinimit të produkteve të cilat përmbajnë ujë, sepse ato nuk guxojnë të ngrijnë. Më së miri është që produktet të ruhen në ambalazhën origjinale të mbyllur mirë. Nëse produktin e kemi shfrytëzuar pjesërisht, e zbrazim në një ambalazhë tjetër të madhësisë së përshtatshme, e mbyllim mirë dhe e shёnojmë. Produktet që përmbajnë biocide, gjithnjë i ruajmë në ambalazhën origjinale.